Policia e Suharekës shqiptoi afër 5 mijë tiketa trafiku për 6 muaj

27.06.2023

Tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i telefonit, mosvendosja e rripit të sigurisë e shumë faktor të tjerë janë parregullësi të cilat konsiderohet që rrezikojnë pjesmarrësit në komunikacion. Duke bërë këto veprime pothuajse çdo ditë dëgjojmë e shohim aksidente në trafik të cilat përfundojnë me dëme materiale, persona të lënduar e poashtu, edhe me pasoja fatale, shkruan […]

Policia e Suharekës shqiptoi afër 5 mijë tiketa trafiku për 6 muaj Foto: Komandant i stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj

Tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i telefonit, mosvendosja e rripit të sigurisë e shumë faktor të tjerë janë parregullësi të cilat konsiderohet që rrezikojnë pjesmarrësit në komunikacion.

Duke bërë këto veprime pothuajse çdo ditë dëgjojmë e shohim aksidente në trafik të cilat përfundojnë me dëme materiale, persona të lënduar e poashtu, edhe me pasoja fatale, shkruan SuharekaOnline.

Andaj, për parandalimin e këtyre aksidenteve dhe incidenteve të tjera Policia e Kosovës është e përkushtuar, ku njëra nga mënyrat është shqiptimi i tiketave për kundërvatje.

Poashtu, edhe në Komunën e Suharekës policia është e angazhuar për të parandaluar incidentet e mundshme në trafik duke shqiptuar tiketa trafiku për personat të cilët nuk i respektojnë rregullat dhe rrezikojnë pjesmarrësit në trafik.

Lidhur me këtë çështje, SuharekaOnline ka adresuar pyetje në Stacionin Policor në Suharekë për të kuptuar se sa është numri i tiketave të shqiptuara përgjatë këtyre 6 muajve të vitit 2023.

Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj, ka njoftuar se Policia e Suharekës nga muaji janar deri në atë qershor ka shqiptuar rreth 4.852 tiketa për kundëvajtje.

Poashtu, Sylaj ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore në Stacionin Policor në Suharekë, janë regjistruar 84 aksidente trafiku, prej tyre 5 me persona të lënduar dhe 79 me dëme materiale.

Fatmirësisht gjatë këtij 6 mujori të 2023-ës, në Komunën e Suharekës nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me pasoja fatale.