Nxënësi nga Mushtishti kualifikohet në garat Internacionale të Fizikës, pjesë e ekipit që do përfaqësoj Kosovën
- 11.06.2022
- 0 komente
Një numër i konsiderueshëm i nxënësve të Komunës sonë kanë treguar dhe po tregojnë suksese në gara që mbahen në lëndë të ndryshme.

Së fundmi një sukses i radhës ka ardhur nga një nxënës nga fshati Mushtisht i Suharekës, Andi Mala.
Andi Mala, i cili ndjek mësimet në shkollën “Mehmet Akif” në Prizren në klasën e 11-të, ka arritur që të kualifikohet në Garat Internacionale të Fizikës (International Physics Olympiad IPhO 2022), ku do të jetë pjesë e ekipit që do të përfaqësoj Kosovën në këtë olimpiadë.
Suksese të tilla të nxënësve vazhdojnë të bëjnë krenar së pari vendin tonë, familjen e tyre e shoqërinë.
Andit i është uruar sukses dhe përfaqësim dinjitoz në këtë olimpiadë dhe shumë suksese tjera në të ardhmen.

#Andi Mala#Garat Internacionale të Fizikës#International Physics Olympiad IPhO 2022#Kosova#Mushtisht#Suharekë
KOMENTE0
Leave a Reply