Ndalohet një kosovar në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
26.04.2024
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në vendkalimin kufitar “Bllacë” është ndaluar një shtetas i Kosovës.
I njëjti, sipas njoftimit, po kërkohej nga Interpoli.
“Dje në ora 17:20 në vendkalimin kufitarë “Bllacë” në hyrje të RMV-së, zyrtarët policorë kanë ndaluar 24-vjeçarin V.I. nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në evidencat operative është konstatuar se është regjistruar me masën “arrest” me kërkesë të Interpolit të Suedisë”, njoftojnë nga MPB.
Ai i është dorëzuar punonjësve të stacionit të policisë Kisella Vodë për procedim të mëtejshëm.
Etiketat
Haxhiu i reagon PDK-së: Byroja do të bëhet, pasuria do t’i kthehet shtetit dhe qytetarëve
Lajme para 2 ore
Një hap i madh për qytetarët: Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e patentave të shoferit
Lajme para 4 ore
Kurti i kërkon Bosnje e Hercegovinës që të lëviz me shpejtësi për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët
Lajme para 5 ore