Ministri Enis Kervan viziton Fabrikën e Mobileve “TE NASERI”

28.01.2021

Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, ka vizituar një ndër bizneset më të mëdha në Komunën e Suharekës, Fabrikën e Mobileve “TE NASERI”. Gjatë kësaj vizite ministri u njoftua me aktivitetet e Fabrikës së Mobileve “TE NASERI”, si dhe u informu për produktet e kësaj fabrike të cilat dallojnë nga cilësia dhe si […]

Ministri Enis Kervan viziton Fabrikën e Mobileve “TE NASERI” Foto: Ilustrim

Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, ka vizituar një ndër bizneset më të mëdha në Komunën e Suharekës, Fabrikën e Mobileve “TE NASERI”.

Gjatë kësaj vizite ministri u njoftua me aktivitetet e Fabrikës së Mobileve “TE NASERI”, si dhe u informu për produktet e kësaj fabrike të cilat dallojnë nga cilësia dhe si të tilla janë të kërkuara në tregun e brendshëm po ashtu dhe në atë të jashtëm.

Gjithashtu menaxhmenti i Fabrikës së Mobileve “TE NASERI” potencoi gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre për angazhimin në rritjen e kapaciteteve dhe fuqisë punëtore pavarsisht situatës së krijuar nga pandemia.

Në anën tjetër minstri z.Enis Kervan potencoi se qëndrimi afër bizneseve në këtë kohë pandemie është mision dhe përgjegjësi institucionale.