Kryetari Muharremaj i pret në zyrë qytetarët, i dëgjon kërkesat e tyre

08.09.2022

E enjtja dita e takimeve me qytetarë Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj edhe sot si çdo javë është duke i pritur në zyrën e tij qytetarët të cilët po vijnë për t’a takuar e për të bashkëbiseduar me të për tema të ndryshme. Qytetarët, kanë kërkesa të ndryshme por disa qytetarë vijnë edhe […]

Kryetari Muharremaj i pret në zyrë qytetarët, i dëgjon kërkesat e tyre Foto: Ilustrim

E enjtja dita e takimeve me qytetarë

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj edhe sot si çdo javë është duke i pritur në zyrën e tij qytetarët të cilët po vijnë për t’a takuar e për të bashkëbiseduar me të për tema të ndryshme.

Qytetarët, kanë kërkesa të ndryshme por disa qytetarë vijnë edhe për t’i dhënë ide të ndryshme lidhur me projekte të mira që do t’i hyjnë në punë qytetarëve në të mirë të përgjithëshme.

Kryetari Muharremaj me shumë kënaqësi i pranon sugjerimet e tyre, duke i falënderuar qytetarët për angazhimin e tyre e për bashkëpunim.

Po ashtu ka kërkesa edhe sociale e të ndryshme, që kryeatri Muharremaj mundohet t’i dalë në ndihmë në bazë të kompetencave ligjore që i ka si kryetar komune.