KEDS njofton për punime, nesër 7 fshatra të Suharekës do të mbesin 4 orë pa rrymë

20.04.2022

Sipas njoftimit të KEDS, nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në ora 14:00, shkruan SuharekaOnline. Po ashtu KEDS ka bërë të ditur se ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të sigurisë së sistemit, revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara. Nga NS 110/10kV Theranda […]

KEDS njofton për punime, nesër 7 fshatra të Suharekës do të mbesin 4 orë pa rrymë Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të KEDS, nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në ora 14:00, shkruan SuharekaOnline.

Po ashtu KEDS ka bërë të ditur se ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të sigurisë së sistemit, revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.

Nga NS 110/10kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10kV Gjinovci  (kodi: 32000003)  nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

Vendet: fshatrat: Gjinoc, Greikoc, Leshan (një pjesë), Sallagrazhdë, Shirokë (një pjesë), Topliqan (një pjesë) dhe Gelancë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.