KEDS njofton për punime, të shtunën disa fshatra të Suharekës mbesin deri 8 orë pa furnizim me energji elektrike

18.04.2024

KEDS ka njoftuar se të shtunën më 20 prill do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.

KEDS njofton për punime, të shtunën disa fshatra të Suharekës mbesin deri 8 orë pa furnizim me energji elektrike Foto: Ilustrim

KEDS-i ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 09:00 deri në orën 17:00, raporton SuharekaOnline.

Punime në projekte investive

1. Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Studençani 2 (kodi: 32000024) nga ora 09:00-09:30 dhe nga ora 14:00-17:00

Vendet: Reshtan, Studençan, Samadrexhë dhe rr. Skënderbeu.

Arsyeja:  Projekte investive, ndërrimi i konzollave dhe izolatorëve dhe përçuesit të tensionit të mesëm në projektin Studençani 2.

2. Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

TS 10/04 [kV] Banorët e fshatit Studençan (kodi: 32000024018) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: fshati Studençan.
Arsyeja:  Projekte investive, ndërrimi i konzollave dhe izolatorëve dhe përçuesit të tensionit të mesëm në projektin Studençani 2.