Gjinoc, gjendet dhe asgjësohet një mjet shpërthyes
- 15.02.2023

Policia e Kosovës bënë të ditur se të martën ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në skaj të rrugës në fshatin Gjinoc të Suharekës ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Me të pranuar informatën njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes.
Njësiti për deminim i FSK-së ka bërë shpërthimin e mjetit te dyshimt dhe çdo gjë ka përfunduar në rregull.