Komuna e Suharekës ndan 55 mijë euro për ndërtimin e disa rrugëve lokale në Gjinoc

25.03.2024

Komuna e Suharekës ka njoftuar për kontratë për ndërtimin e disa rrugëve lokale.

Komuna e Suharekës ndan 55 mijë euro për ndërtimin e disa rrugëve lokale në Gjinoc Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të komunës bëhet e ditur se janë ndarë 55,000 euro për ndërtimin e rrugëve lokale në fshatin Gjinoc, raporton SuharekaOnline.

Komuna e Suharekës ka njoftuar se do të ndërtohen rrugët lokale si: “Tahir Zeqiraj”, “Ragip Haziraj”, “Ibrahim Rugova”-segment, “Zeq Avdyli” dhe “Lugjet e Verdha”-degzim-Makutaj në Gjinoc.