Gjinoc, arrestohen dy persona për vjedhje në xhami

19.12.2023

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në fshatin Gjinoc të Suharekës. Policia bën të ditur se rasti i vjedhjes ka ndodhur në xhami. “Më 18.12.2023 është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, në objektin fetar të xhamisë, kanë vjedhur një makinë për prerjen e barit e cila […]

Gjinoc, arrestohen dy persona për vjedhje në xhami Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Policia bën të ditur se rasti i vjedhjes ka ndodhur në xhami.

“Më 18.12.2023 është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, në objektin fetar të xhamisë, kanë vjedhur një makinë për prerjen e barit e cila është sekuestruar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekës me datën 18.122023 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarit M. A (viti i lindjes 2007, mashkull kosovar shqiptar) dhe L SH (viti i lindjes 2007, mashkull kosovar shqiptar)

Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se te njëjtit kane qenë te përfshirë në një rast vjedhje e rënde qe ka ndodhe ne Xhamin e fshatit Gjinoc të Suharekës, ku ne ketë rast te dyshuarit kane vjedhur një makinë për prerjen e barit. Ne konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast. Të dyshuarit janë intervistuar ne prezence te avokatit dhe punëtoreve te Q.P.S-ë dhe pas intervistës ne konsultim me prokurorin kujdesur për krime te rënda janë liruar. Rasti nën hetime.