Policia e Kosovës arrestoi 32 persona të dyshuar për 24 orë, një në Gjinoc
Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 32 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]
Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 32 persona, shkruan SuharekaOnline.
Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 22 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, një në ndalim policor dhe dy tjetër është dërguar në vuajtje të dënimit.
Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se ka arreshtuar një person të dyshuar për vjedhje në fshatin Gjinoc të Suharekës.
Sipas njoftimit të policisë thuhet se i dyshuari ka vjedhur një dele.
“Fsh. Gjinoc, Suharekë 17.05.2023 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer vjedhje të një deleje, pronë e viktimës mashkull kosovar. I dyshuari gjete intervistës ka pranuar se ka kryer vjedhjen. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.