Suharekë, sekuestrohet një pushkë në fshatin Gjinoc

02.02.2024

SuharekaOnline mëson që në fshatin Gjinoc të Suharekës është sekuestruar një pushkë dje më datë 01.02.2024.

Suharekë, sekuestrohet një pushkë në fshatin Gjinoc Foto: Ilustrim

Stacioni policorë në Prizren pas marrjes së informatës se një person ka ne posedim një armë.E pas hetimeve preliminare është arritur që të identifikohet i dyshuari. M.H. viti i lindjes 1976.

Njësiti i Hetimeve Rajonale ne Prizren ka shoqëruar te njëjtin ne stacion policor dhe gjate intervistës se zhvilluar, ai pranon se posedon një arme zjarri, raporton SuharekaOnline.

Me datë 01.02.2024, në koordinim me prokurorin kujdestar është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Gjinoc të Suharekës, gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar :

-Një Pushkë gjysemautomatike, një karikator të pushkës pa municion .

Në të këtë rast është sekuestruara arma dhe janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.