DKA-Suharekë publikon rezultatet përfundimtare për 5 mësimdhënës/e, dy edukatore dhe një punëtor teknik

19.03.2022

“Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve të përcaktuara sipas konkursit 05 nr.81, të datës 28.01.2022 dhe pas përfundimit të intervistës me shkrim dhe me gojë mori këtë vendim”, theksohet në njoftimin e DKA-Suharekë. Konkursi i DKA-Suharekë ka qenë për këto pozita:– Një mësimdhënës/e për lëndën […]

DKA-Suharekë publikon rezultatet përfundimtare për 5 mësimdhënës/e, dy edukatore dhe një punëtor teknik Foto: Classroom with Two Children Doing Arithmetic

“Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve të përcaktuara sipas konkursit 05 nr.81, të datës 28.01.2022 dhe pas përfundimit të intervistës me shkrim dhe me gojë mori këtë vendim”, theksohet në njoftimin e DKA-Suharekë.

Konkursi i DKA-Suharekë ka qenë për këto pozita:
– Një mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës shqipe në SHFMU “Shkëndija” në Suharekë;
– Një mësimdhënës/e për mësimin klasor (zëvendësim i pushimit të lehonisë) në SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc;
– Një edukatore për edukimin parafillor (zëvendësim i pushimit të lehonisë) në SHFMU “Besim Ndrecaj” në Maqitevë;
– Një edukatore për edukimin parafillor në SHFMU “Bajram Curri” në Nishor;
– Një mësimdhënës/e për lëndën e edukatës fizike, sportet dhe shëndeti për 12 orë mësimi në javë në SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq;
– Një mësimdhënës/e për lëndën e TIK-ut me plotësim orësh në shkollat tjera, në SHFMU “Naum Veqilharxhi” në Mohlan;
– Një mësimdhënës/e për lëndën e edukatës muzikore për 16 orë mësimi (4 në Mohlan, 4 në Krushicë të Epërme, 4 orë në Dobërdelan dhe 4 orë në Semetisht) në SHFMU “Naum Veqilharxhi” në Mohlan;
– Një punëtor teknik/ndihmës në SHFMU “Vaso Pashë Shkodrani” në Leshan.

Këshillë juridike: Të gjithë kandidatët/et e pakënaqur/a kanë të drejtë ankese në Komisionin për ankesa dhe parashtresa në nivel komune, në afat prej 8 ditësh nga dita e publikimit të rezultateve.

Rezultatet-perfundimtare-nga-DKA-per-vende-te-lira-pune