Stabilizohet situata me energji elektrike në Kosovë

10.01.2022

Qytetarët vazhdimisht janë ankuar për këto reduktime, pasiqë nga KEDS e KOSTT kishin deklaruar se reduktimet e rrymës do të zgjasin nga dy orë në ditë, por shpesh herë këto reduktime kanë zgjatur më shumë se nga paralajmërimet. Ndërsa, gjatë ditëve të fundit ka pasur rënie të ankesave nga ana e qytetarëve për sa i […]

Stabilizohet situata me energji elektrike në Kosovë

Qytetarët vazhdimisht janë ankuar për këto reduktime, pasiqë nga KEDS e KOSTT kishin deklaruar se reduktimet e rrymës do të zgjasin nga dy orë në ditë, por shpesh herë këto reduktime kanë zgjatur më shumë se nga paralajmërimet.

Ndërsa, gjatë ditëve të fundit ka pasur rënie të ankesave nga ana e qytetarëve për sa i përket reduktimeve të energjisë elektrike, kjo pasi që gjendja aktuale e furnizimit me rrymë në vendin tonë është stabile.

LEXO EDHE:  KEDS njofton për punime, të martën rruga Skënderbeu mbetet 6 orë pa furnizim me energji elektrike

Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, KEDS, Viktor Buzhala, për IndeksOnline ka thënë se situata aktualisht është stabile, por sipas tij edhe gjatë ditëve në vijim parashihet që të jetë situatë stabile.

Megjithatë, Buzhala shtoi se duhet pasur parasysh që është situatë emergjente e energjisë elektrike.

Etiketat