Specialja bastis shtëpinë e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të Thaçit

30.10.2023

Gjykata Speciale e ka bastisur në mëngjesin e sotëm banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltar i Hashim Thaçit. Ndërkaq në media është raportuar se përveç bastisjes së shtëpisë së Blerim Shalës, Specialja po kryen bastisje edhe në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smaka. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku e […]

Specialja bastis shtëpinë e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të Thaçit Foto: Ilustrim

Gjykata Speciale e ka bastisur në mëngjesin e sotëm banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltar i Hashim Thaçit.

Ndërkaq në media është raportuar se përveç bastisjes së shtëpisë së Blerim Shalës, Specialja po kryen bastisje edhe në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smaka.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku e ka quajtur këtë spektakël të radhës nga Gjykata Speciale.

“Batisjet e Speciales, spektakël i radhës. Kinse po bëjmë e po gjejmë diçka!”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se muaj më parë Gjykata Speciale kishte bastisur edhe banesën e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Adil Behramaj.