Specializantët duan paga për orët e kujdestarisë

09.12.2021

Kryetari i këshillit të specializantëve, Arianit Zajmi ka thënë se në vesh të shurdhër kanë hasur kërkesat e tyre dhe se janë shpërfillur në nivel institucional. Po ashtu, ai ka deklaruar se mbijetesa e tyre varet nga paga që ata marrin në sektorin publik. “Ne nuk kemi mbështetje nga institucionet, ka neglizhencë totale gjatë këtyre […]

Specializantët duan paga për orët e kujdestarisë Foto: Ilustrim

Kryetari i këshillit të specializantëve, Arianit Zajmi ka thënë se në vesh të shurdhër kanë hasur kërkesat e tyre dhe se janë shpërfillur në nivel institucional.

Po ashtu, ai ka deklaruar se mbijetesa e tyre varet nga paga që ata marrin në sektorin publik.

“Ne nuk kemi mbështetje nga institucionet, ka neglizhencë totale gjatë këtyre 2 javëve, për të cilat ne kemi pasur takim me Komisionin për Shëndetësi dhe aty na është thënë se kërkesat tona janë të realizueshme por krejt varet se sa ekziston vullneti politik në mes të kryeministrit, ministrit të Financave dhe atij të Shëndetësisë”, theksoi ai.

Ndërsa, një specializante tha se shumë kolegë të saj që kanë mbajtur kujdestari nuk janë paguar asnjë cent.

“Ne i mbajmë diku 120 orë kujdestari jashtë orëve të rregullta që i kemi nga e hëna deri të premten që janë 40 orë dhe kolegëve iu paguhen zero cent. Kolegët kanë mbajtur kujdestari edhe në klinikat COVID dhe nuk janë paguar, nuk kanë marr as shtesa dhe as pagë“, theksoi ajo.