Sot temperaturat deri 38 gradë celsius
22.07.2025
Të martën, Kosova do të përjetojë një ditë tipike vere me mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pritet që temperaturat maksimale të arrijnë deri në 38 gradë Celsius në disa rajone të vendit.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, duke ofruar freski gjatë orëve të para të mëngjesit. Megjithatë, me ngritjen e diellit, termometri do të rritet shpejt.
Instituti apelon që qytetarët të shmangin ekspozimin e gjatë në diell gjatë mesditës, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të kujdesen për të moshuarit dhe fëmijët, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj të nxehtit.