Sot mot me shi dhe shkarkime rrufesh

02.09.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pjesën e parë të së premtes. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se të shtunën pritet të mbajë mot me vranësira dhe relativisht […]

Sot mot me shi dhe shkarkime rrufesh Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pjesën e parë të së premtes.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se të shtunën pritet të mbajë mot me vranësira dhe relativisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

IHK kujton se më 1 shtator ka filluar stina e vjeshtës meteorologjike dhe ndryshimet e lehta në të gjitha elementet meteorologjike vetëm se po  vërehen, si në reshje , ashtu edhe në ulje të lehta të   temperaturave në të dy vlerat ekstreme.