Sot mot i vranët, mengjesi me mjegull

05.01.2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mëngjeset do të jenë me ngrica të dobëta, ndërsa temperaturat gjatë ditës do të jenë pothuaj pranverore. Kjo si pasojë e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin tonë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës […]

Sot mot i vranët, mengjesi me mjegull Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mëngjeset do të jenë me ngrica të dobëta, ndërsa temperaturat gjatë ditës do të jenë pothuaj pranverore.

Kjo si pasojë e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin tonë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9- 11 gradë Celsius.

Në mëngjes në shumë vende parashihet të ketë mjegull si pasojë e rrezeve të diellit, presionit të lartë atmosferik dhe ndryshimit të tablos termike.