Sot mot i vranët dhe me reshje shiu

16.11.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. IHMK ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në vendin tonë pritet të mbaj mot i vranët dhe me reshje shiu, po ashtu do të ketë ndryshim të temperaturave gjatë ditës. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton […]

Sot mot i vranët dhe me reshje shiu Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

IHMK ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në vendin tonë pritet të mbaj mot i vranët dhe me reshje shiu, po ashtu do të ketë ndryshim të temperaturave gjatë ditës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.