Sot merret vendimi për pezullim ose jo të grevës në arsim

30.09.2022

Edhe pas katër javëve, jashtë bankave shkollore vazhdojnë të mbeten mbi 300 mijë nxënës të moshave të ndryshme. Se a do të nisë viti i ri shkollor me 3 tetor në të gjitha institucionet publike të Kosovës, ende nuk dihet. Kjo do të kuptohet vetëm pas orës 18:00, atëherë kur do të mblidhet Këshilli Grevist […]

Edhe pas katër javëve, jashtë bankave shkollore vazhdojnë të mbeten mbi 300 mijë nxënës të moshave të ndryshme.

Se a do të nisë viti i ri shkollor me 3 tetor në të gjitha institucionet publike të Kosovës, ende nuk dihet.

Kjo do të kuptohet vetëm pas orës 18:00, atëherë kur do të mblidhet Këshilli Grevist për të vendosur për grevën.

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, Anëtari i këshillit grevist nga SBAShK-u, Reshit Kushaj.

“Ne ende përfundimisht nuk kemi marrë të dhënat nga të gjitha shoqatat sindikale, ne mendojmë që në orët e pasdites këtë ta përfundojmë, që takimin që e kemi rreth orës 18:00 me kryetarët e niveleve komunale, ne do të kuptojmë të vërtetën dhe mandej do të përgatisim informatën për opinionin”, deklaroi ai për Front Online.

Punëtorët e shkollave publike, të udhëhequr nga SBASHK-u, janë në grevë me kërkesën për mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj derisa të hyjë në fuqi Ligji për paga.

E kjo kërkesë sipas sindikalistëve erdhi për shkak të rritjes së inflacionit.

Ndërsa nga Qeveria e Kosovës thotë se ligj për paga, që parasheh rritje pagash, do të dalë në miratim së shpejti, dhe kërkon nisjen e procesit mësimor pa kushte.