Sot më freskët, temperaturat deri në 27 gradë

06.07.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë parashihet që të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira, ku vende-vende parashihen të sjellin edhe riga lokale shiu. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius, kurse maksimalet e […]

Sot më freskët, temperaturat deri në 27 gradë Foto: Cloud in blue sky

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë parashihet që të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira, ku vende-vende parashihen të sjellin edhe riga lokale shiu.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen që të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.