Sot Kuvendi hedh në votim Qeverinë Kurti

03.02.2020

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare ku pritet të hidhet në votim Qeveria e re e Kosovës. Kjo seancë erdhi pas kërkesës së Kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili kërkoi nga Kryesia e Kuvendit, të caktojë seancë më 3 shkurt, për formimin e Qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të 6 […]

Sot Kuvendi hedh në votim Qeverinë Kurti Foto: Albin Kurti

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare ku pritet të hidhet në votim Qeveria e re e Kosovës.

Kjo seancë erdhi pas kërkesës së Kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili kërkoi nga Kryesia e Kuvendit, të caktojë seancë më 3 shkurt, për formimin e Qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, dje arriti përfundimisht marrëveshje bashkëqeverisëse më Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila është subjekti i dytë fitues pas zgjedhjeve të mbajtura më 2019.

Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, Qeveria e Kosovës konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që i bije që së paku duhet t’i ketë 61 vota.

Në Kushtetutën e Kosovës, është paraparë edhe procedurat tjera në rast se Qeveria nuk merr shumicën e votave të nevojshme.

”Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”, thuhet në Kushtetutë.