Sllovenia nuk i njeh testet për COVID-19 nga Kosova, do të ketë 10 ditë karantinë

30.03.2021

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka bërë të ditur për ndryshimin e kufizimeve në këtë shtet si pasojë e pandemisë COVID-19. Sipas një njoftimit të bërë nga kjo ambasadë thuhet se personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova, për shkak të mundësisë së infeksionit me virusin SARS-CoV-2, do t’ju kërkohet të qëndrojnë në karantinë për […]

Sllovenia nuk i njeh testet për COVID-19 nga Kosova, do të ketë 10 ditë karantinë Foto: Ilustrim

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka bërë të ditur për ndryshimin e kufizimeve në këtë shtet si pasojë e pandemisë COVID-19.

Sipas një njoftimit të bërë nga kjo ambasadë thuhet se personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova, për shkak të mundësisë së infeksionit me virusin SARS-CoV-2, do t’ju kërkohet të qëndrojnë në karantinë për një periudhë prej dhjetë (10) ditësh.

Kjo për shkak se nuk pranohen testet PCR nga vendet që nuk janë pjesë e Shëngenit.

“Testet PCR të kryera në Kosovë dhe në vendet e tjera jo anëtare të BE-së ose që nuk janë pjesë të Zonës Schengen nuk pranohen”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

Të gjitha informacionet lidhur me rregullat e reja të udhëtimit në Slloveni, kalimit transit ose udhëtimit nga Sllovenia drejt Kosovës, si dhe informatat e tjera të domosdoshme mund të gjenden në faqen zyrtare të Qeverisë së Sllovenisë: LINK.