Ambasada e Kosovës në Ljubjanë njofton ndërprerjen e pjesërishme të shërbimeve

para 9 dite

Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë ka njoftuar se do të ketë ndryshime në orarin e punës për shkak të përfundimit të vitit fiskal.

Ambasada e Kosovës në Ljubjanë njofton ndërprerjen e pjesërishme të shërbimeve

Sipas një njoftimi të ambasadës, shërbimet konsullore do të ofrohen normalisht deri më datën 23 dhjetor 2024. Pas kësaj date, shërbimet e rregullta do të pezullohen.

“Të nderuar bashkatdhetarë, ju njoftojmë se Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë për shkak të përmbylljes të vitit fiskal për këtë vit, do të ofrojë shërbime konsullore deri me datën 23 dhjetor 2024, me përjashtim të shërbimeve të natyrës urgjente,” thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Slloveni, policia ende në kërkim të personave që kanë vendosur flamurin shqiptar në automjetin e policisë

Ambasada ka theksuar se për çdo rast urgjent, qytetarët e Kosovës mund të kontaktojnë në adresën elektronike consulate.ljubljana@rks-gov.net ose në numrin e telefonit emergjent +38631465221.

Këshillohet që të gjithë qytetarët të planifikojnë vizitat e tyre në ambasadë përpara datës 23 dhjetor në mënyrë që të shmangin vonesat e mundshme.

Etiketat