S’kalon Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti
Këtë projektligj që nga fillimi nuk e ka përkrahur pozita, e kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se pro këtij projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti kanë votuar 44 deputetë, ndërkaq 57 kundër dhe një ka abstenuar. Kurse në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm gjithsej 102 deputetë. Ky projektligj për […]
Këtë projektligj që nga fillimi nuk e ka përkrahur pozita, e kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se pro këtij projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti kanë votuar 44 deputetë, ndërkaq 57 kundër dhe një ka abstenuar.
Kurse në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm gjithsej 102 deputetë.
Ky projektligj për tërheqjen e Trustit ka qenë në rend dite edhe në seancën e djeshme, por ajo seancë ishte mbylluar si shkak i mungesës së kourumit.
Ndryshe propozuesi i këtij projektligji është deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë opozitare, PDK-së, Bekim Haxhiu.