S’ka vendim për shtyrjen e mësimit

26.08.2021

Gjatë ditës së sotme disa media kanë raportuar për shtyrjen e datës së fillimit të vitit të ri shkollor 2021/22. Sipas raportimeve të mediave vendore u tha se është shtyrë data e fillimit të procesit mësimor dhe se pritet të nisë më 13 shtator. Por, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se […]

S’ka vendim për shtyrjen e mësimit

Gjatë ditës së sotme disa media kanë raportuar për shtyrjen e datës së fillimit të vitit të ri shkollor 2021/22.

Sipas raportimeve të mediave vendore u tha se është shtyrë data e fillimit të procesit mësimor dhe se pritet të nisë më 13 shtator.

Por, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se nuk është marrë ndonjë vendim për shtyrjen e procesit mësimor.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, Kryeziu ka thënë se masat e reja do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme.

“Nuk ka ende ndonjë vendim për shtyrje të datës së fillimit të procesit mësimor. Në mbledhjes radhës së Qeverisë, që pritet të mbahet së shpejti, do të diskutohet për masat e reja kundër pandemisë pas shtimit të numrit të rasteve të të infektuarve me virusin COVID-19”.

Ndryshe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ditë më parë ka theksuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e procesit mësimor, por megjithatë do të respektojnë çdo vendim që e marrin institucionet.

Etiketat

Ofertat e fundit