IKSHPK uron vitin e ri shkollor: Rastet e dyshimta të COVID-19 te nxënësit do të gjurmohen menjëherë
IKSHPK ka theksuar se çdo shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi dhe mësimdhënësi përmes Task Forcës së saj dhe Task Forcës komunale duke bërë të mundur identifikimin e rasteve në kohë reale. Sipas këtij instituti, rastet e dyshimta të sëmundjes te nxënësit dhe mësimdhënësit do të hulumtohen dhe gjurmohen menjeherë. Postimi i plotë […]
IKSHPK ka theksuar se çdo shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi dhe mësimdhënësi përmes Task Forcës së saj dhe Task Forcës komunale duke bërë të mundur identifikimin e rasteve në kohë reale.
Sipas këtij instituti, rastet e dyshimta të sëmundjes te nxënësit dhe mësimdhënësit do të hulumtohen dhe gjurmohen menjeherë.
Postimi i plotë i IKSHPK-së:
Instituti Kombëtar uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022.
Çdo shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi dhe mësimdhënësi përmes Task Forcës së saj dhe Task Forcës komunale duke bërë të mundur identifikimin e rasteve në kohë reale.
Rastet e dyshimta të sëmundjes te nxënësit dhe mësimdhënësit do të hulumtohen dhe gjurmohen menjeherë.
Secili duhet të përmbushim obligimet tona: si institucione, si mësimdhënës, si nxënës dhe si prindër!
Shëndet e suksese të gjithëve!
Mbaje maskën! Ruaje distancën! Mbaje higjienën! Vaksinohu!