Ardian Shala uron mësimdhënësit dhe nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

27.09.2021

Ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor dhe se mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar. Po ashtu, MASHTI ka bërë hartimin e udhëzuesit për organizimin e […]

Ardian Shala uron mësimdhënësit dhe nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor Foto: Ardian Shala / Facebook

Ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor dhe se mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar.

Po ashtu, MASHTI ka bërë hartimin e udhëzuesit për organizimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë me COVID-19, udhëzues ky i cili parasheh 4 skenarë për zhvillimin e mësimit.

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e LDK-së, Ardian Shala ka vizituar sot Shkollën e Mesme të Lartë “Gjimnazi Jeta e Re” në Suharekë, ku edhe ka uruar mësimdhënësit, nxënësit e prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Shala ka thënë se dita e parë e shkollës është moment që duhet të reflektojmë secili për rolin madhor që ka edukimi.

Po ashtu, ai theksoi se edhe ky vit shkollor po fillon në kushte jo të zakonshme për shkak të pandemisë COVID-19, prandaj duhet më shumë kujdes dhe respektim të plotë të rekomandimeve që na vijnë nga institucionet tona qendrore.

“Këtë duhet ta bëjmë për të mirën e fëmijëve tanë duke e ditur se rikthimi në bankat shkollore është i tejet i rëndësishëm për arsimimin e mirëfilltë dhe për edukimin cilësor. Të gjithë së bashku, çdonjëri me përgjegjësitë e veta, prind, mësues, arsimtarë, profesorë dhe nxënës, të kontribuojmë për vazhdimin e mësimit nëpër shkolla”, ka shkruar Shala në Facebook.

Shkrimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë të komunës së Suharekës,
Mësimdhënës, prindër dhe nxënës të dashur, urime fillimi i Vitit të ri shkollor!

Dita e parë e shkollës është moment që duhet të reflektojmë secili për rolin madhor që ka edukimi.

Edhe ky vit shkollor po fillon në kushte jo të zakonshme për shkak të Pandemisë Covid 19, andaj na duhet më shumë kujdes dhe respektim të plotë të rekomandimeve që na vinë nga institucionet tona qendrore.

Këtë duhet ta bëjmë për të mirën e fëmijëve tanë duke e ditur se rikthimi në bankat shkollore është i tejet i rëndësishëm për arsimimin e mirëfilltë dhe për edukimin cilësor.

Të gjithë së bashku, çdonjëri me përgjegjësitë e veta, prind, mësues, arsimtarë, profesorë dhe nxënës, të kontribuojmë për vazhdimin e mësimit nëpër shkolla.

Vijimi i mësimit në objektet shkollore është dëshirë dhe qëllim i të gjithëve.

Urime për të gjithë nxënësit, arsimtarët dhe prindërit fillimi i Vitit të ri shkollor!

Paçim fillim të mbarë, shëndet, suksese për më shumë dije dhe rezultate pozitive!