Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Murtez Zekolli viziton shkollat

27.09.2021

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e PDK-së, Dr.Sc. Murtez Zekolli me ekipin e tij, vizituan shkolla të ndryshme. Zekolli nga afër ka përcjellur fillimin e vitit të ri shkollor në Shkollat Fillore në Mushtisht, Bllacë dhe Reqan, për t’i uruar mësimdhënësit dhe nxënësit për […]

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Murtez Zekolli viziton shkollat Foto: Murtez Zekolli / Facebook

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e PDK-së, Dr.Sc. Murtez Zekolli me ekipin e tij, vizituan shkolla të ndryshme.

Zekolli nga afër ka përcjellur fillimin e vitit të ri shkollor në Shkollat Fillore në Mushtisht, Bllacë dhe Reqan, për t’i uruar mësimdhënësit dhe nxënësit për një vit të suksesshëm dhe të shëndetshëm, në këtë kohë pandemie.

Po ashtu, Zekolli së bashku me ekipin e tij kanë ftuar kryetarin e Komunës së Suharekës që të jetë afër shkollave, mësimdhënësve dhe nxënësve me ofrimin e kushteve dhe sigurimin e materialeve për mbrojtje nga COVID-19.