Sindikatat nuk lëshojnë pe: Paga minimale për ne është 400 euro dhe jo sa e propozon Kurti

22.03.2022

Kryeministri tha se duan ta ngrisin pagën minimale por nevojitet pajtim në Këshillin Ekonomiko-Social. “Sa i përket pagës minimale, ne kemi thënë që atë do ta rrisim nga 130 përkatësisht 170 euro sa është tani, tash e një dekadë ta bëjmë 250 euro, por në fakt ne do ta bëjmë 264 euro. Por, për këtë […]

Sindikatat nuk lëshojnë pe: Paga minimale për ne është 400 euro dhe jo sa e propozon Kurti

Kryeministri tha se duan ta ngrisin pagën minimale por nevojitet pajtim në Këshillin Ekonomiko-Social.

“Sa i përket pagës minimale, ne kemi thënë që atë do ta rrisim nga 130 përkatësisht 170 euro sa është tani, tash e një dekadë ta bëjmë 250 euro, por në fakt ne do ta bëjmë 264 euro. Por, për këtë duhet të merremi vesh në Këshillin Ekonomiko-Social”, u shpreh Kurti.

Kosova nuk ka të dhëna të sakta se sa është numri i të punësuarve që marrin pagë minimale, por besohet se ajo u takon më së shumti të punësuarve në sektorin privat.

Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusf Azemi, ka thënë se si sindikatë nuk do ta pranojnë rritjen e pagës minimale në vlerë prej 264 euro.

Azemi shtoi se ne kemi thënë njëherë dhe se nuk lëvizin nga kjo, paga minimale sipas tij duhet të jetë 400 euro.

Po ashtu, ai tha se të flitet për pagën minimale prej 264 euro është sikur të flitet për borën e para dy viteve, pasi që nuk i hynë në punë.

LEXO EDHE:  Kurti: Fillon normalizimi i furnizimit me ujë për qytetarët dhe fabrikat

“Ne e kemi thënë një herë dhe nuk lëvizim nga kjo, paga minimale duhet të jetë 400 euro. Të flitet për pagën prej 264 euro është sikur të flitet për borën e para dy viteve, pasi që neve nuk na hynë në punë, nuk na imponohet, nuk na obligon, më mirë është të mos flitet fare se sa të dilet me këto versione të ndryshme”, ka thënë Azemaj për KlanKosova.

Azemaj ka theksuar se sindikata e punëtorëve të sektorit privat nuk e pranon këtë shumë për pagën minimale.

“Kushdo qoftë se mendon që ne do të nënshkruajmë pagë nën 400 euro gabohet sepse ne jemi e vetmja sindikatë që i përfaqësojmë punëtorët e sektorit privat. Të vetmit janë punëtorët e sektorit privat që marrin pagë minimale, andaj për këta punëtorë ekziston vetëm një sindikatë e cila mund dhe nuk mund të jap pëlqim për këtë pagë”,ka thënë Azemaj.

Etiketat