Ministria e Shëndetësisë investon mbi 3.5 milionë euro për barna jetike në trajtimin e sëmundjeve të rralla
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka finalizuar një kontratë të rëndësishme për furnizimin me barna esenciale për trajtimin e sëmundjeve të rralla, me vlerë mbi 3.5 milionë euro.
Foto: Ilustrim
Marrëveshja kornizë, e cila do të zgjasë 24 muaj, synon të sigurojë terapi të avancuara për pacientët që vuajnë nga sëmundje serioze dhe kronike.
Sipas të dhënave zyrtare nga sistemi i e-prokurimit, kontrata është ndarë në disa lote. Për Lotin 1, që përfshin furnizimin me Cladribine tableta 10 mg, fitues janë MADEKOS SH.P.K. dhe VARUS KS SH.P.K., me vlerë rreth 946 mijë euro.
Ndërsa Loti 2, për Ofatumumab në formë injeksioni, i është dhënë kompanisë DELTAPHARMA-KS SH.P.K., me vlerë mbi 753 mijë euro.Kontrata më e madhe është për Lotin 4, që përfshin furnizimin me Vedolizumab 300 mg, e fituar nga Santefarm Sh.p.k., me vlerë mbi 1.8 milion euro.
Ndërkohë, Loti 3 mbetet në pritje për shkak të një ankese dhe rezultati do të publikohet pas përfundimit të procedurave.Këto barna përdoren kryesisht për trajtimin e sëmundjeve të rënda si skleroza multiple dhe sëmundjet inflamatore të zorrëve.
Terapitë konsiderohen të avancuara dhe aplikohen në raste kur trajtimet e zakonshme nuk japin rezultat, duke kërkuar mbikëqyrje të specializuar mjekësore.
Ky investim pritet të përmirësojë ndjeshëm qasjen e pacientëve në trajtime moderne dhe të ndikojë pozitivisht në menaxhimin e sëmundjeve të rralla në vend.
