Nis zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor, fillon themelimi i Fondit Shëndetësor
Nga 1 qershori 2026 ka hyrë në fuqi zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, duke shënuar një hap të rëndësishëm në reformimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.
Foto: Ilustrim
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot ka nisur hapi i parë i zbatimit të këtij ligji, përmes fillimit të procesit për themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës.
Sipas ministrisë, themelimi i fondit paraqet bazën për ndërtimin e sistemit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor dhe për zbatimin gradual të të drejtave dhe përfitimeve të parashikuara me ligj për qytetarët.
Autoritetet shëndetësore theksuan se procesi do të zhvillohet në faza, me qëllim krijimin e një sistemi më të qëndrueshëm dhe më efikas të financimit të kujdesit shëndetësor në vend.

