Shumë rezervime, diaspora ia mësyen Kosovës

10.05.2021

Është përditësuar lista e shteteve dhe territoreve që janë me rrezikshmëri të lartë për shtetin e Zvicrës. Sipas përditësimit të fundit nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë janë larguar disa shtete ku bënë pjesë edhe Kosova. Kosova, Armenia, Austria, Bosnia dhe Herzegovina, Bullgaria, Çekia, Greqia, Italia, Jordania, Lebanoni, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, […]

Shumë rezervime, diaspora ia mësyen Kosovës Foto: Ilustrim

Është përditësuar lista e shteteve dhe territoreve që janë me rrezikshmëri të lartë për shtetin e Zvicrës.

Sipas përditësimit të fundit nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë janë larguar disa shtete ku bënë pjesë edhe Kosova.

Kosova, Armenia, Austria, Bosnia dhe Herzegovina, Bullgaria, Çekia, Greqia, Italia, Jordania, Lebanoni, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, San Marino, Ukraina.

Paraqitja e testit PCR negativ, të bërë brenda 72 orëve para hyrjes në territorin zviceran mbetet në fuqi.

Lajmi për heqjen e Kosovës nga lista e shteteve me rrezikshmëri të lartë ka ndryshuar planet e diasporës kosovare që jetojnë në shtetin e Zvicrës.

Në 72 orët e fundit janë bërë shumë rezervime për fluturime nga Zvicra në Kosovë.

Indeksonline mëson se ardhja masive ka nisur nga vikendi që lam pas, e deri në mesin e kësaj jave kur pritet të ketë fluks edhe më të madh të ardhjes së diasporës shqiptare nga Zvicra, por edhe më gjerë.

As çmimet e larta të fluturimeve në këtë kohë nuk po janë pengesë që të rezervohen fluturime ku çmimet variojnë nga 250 deri në 350 euro për biletat një drejtimëshe.