Shtyrja e mësimit, zv.ministri i Arsimit tregon nëse do të kompensohen orët e humbura

30.08.2021

Si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa masa të reja, ku ndër to parashihet edhe shtyrja e fillimit të procesit mësimor deri më 13 shtator. Ndërsa pas datës së 13 shtator, do të bëhet rivlerësimi i situatës me pandeminë COVID-19. Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci […]

Shtyrja e mësimit, zv.ministri i Arsimit tregon nëse do të kompensohen orët e humbura Foto: Ilustrim

Si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa masa të reja, ku ndër to parashihet edhe shtyrja e fillimit të procesit mësimor deri më 13 shtator.

Ndërsa pas datës së 13 shtator, do të bëhet rivlerësimi i situatës me pandeminë COVID-19.

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ka folur për shtyrjen e mësimit dhe se si do të kompensohen orët e humbura.

Zëvendësministri Pupovci ka thënë se 8 ditët e humbura do të kompensohen, por ai ka shtuar se çka nëse bëhen 18 ditë apo 38 ditë të humbura.

Gjithashtu, ai ka theksuar se nëse kjo gjendje e njëjtë pandemike vazhdon atëherë nuk do të jetë një vit shkollor normal.

Po ashtu, Pupovci ka thënë se si mjet kundër këtij virusi e kemi vaksinën dhe se duhet të rritet numri i të vaksinuarve si dhe të respektohen masat të cilat ndikojnë në uljen e rasteve.

Më tutje, zëvendësministri i Arsimit për KlanKosova ka thënë se kërkesa e mësimdhënësve dhe prindërve ka qenë që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator, por me rritjen e rasteve, asociacioni i prindërve kërkoi që të shtyhet mësimi.