Shtyrja e fillimit të procesit mësimor, EdGuard: Vendimet e tilla duhet mirë të argumentohen

13.09.2021

Qeveria e Republikës së Kosovës dje ka zhvilluar mbledhjen e 35-të të saj, kësaj radhe në formë elektronike. Në këtë mbledhje janë miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Këto masa kanë paraparë shtyrjen e fillimit të procesit mësimor deri me datën 26 shtator, ndërsa pas kësaj…

Shtyrja e fillimit të procesit mësimor, EdGuard: Vendimet e tilla duhet mirë të argumentohen

Qeveria e Republikës së Kosovës dje ka zhvilluar mbledhjen e 35-të të saj, kësaj radhe në formë elektronike.

Në këtë mbledhje janë miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Këto masa kanë paraparë shtyrjen e fillimit të procesit mësimor deri me datën 26 shtator, ndërsa pas kësaj do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend.

“Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor pezullohet deri me datë 26 shtator 2021. Ky pezullim vlen edhe për aktivitetin mësimor me prezencë fizike në institucionet publike dhe private të arsimit universitar.

Për familjet me fëmijë të regjistruar në institucione parashkollore dhe me dy prindër të punësuar (ose qe ka vetëm një prind dhe ai prind është i punësuar), njëri prind lirohet nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13 – 26 shtator 2021″, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Lidhur me vendimin për shtyrje të procesit mësimor, ka reaguar Instituti EdGuard, ku ka theksuar se këto vendime duhet mirë të argumentohen.

Ky institut ka vlerësuar se vendime si ky për shtyrje të mësimit nevojiten të mirë argumentohen.

“EdGuard vlerëson që vendime si ky nevojiten të mirë argumentohen. Cili është niveli i infeksionit tek fëmijët; cili është niveli i fatalitetit nga virusi tek fëmijët; cili është niveli i transmetimit të virusit në komunitetin e shkollës?! Nëse shqetësimi institucional është në mungesë të kapaciteteve spitalore atëherë reagimi duhet të jetë në rritje të kapaciteteve jo në mbyllje të shkollave”, thuhet në reagim.

Ndërkaq, më tutje në këtë reagim thuhet se mos komunikimi i hapur me komunitetin e shkollës është duke shkaktuar hamendësim dhe shqetësim që lehtë mund të kthehet në hezitim për rikthim.

Reagimi i plotë:

Komunikatë: Shtyrja e fillimit të vitit shkollor

Instituti EdGuard është duke monitoruar me kujdes vendimet e Qeverisë për shtyrje të fillimit të procesit mësimor dhe ndërprerjen e parashkollorit.

EdGuard vlerëson që vendime si ky nevojiten të mirë argumentohen. Cili është niveli i infeksionit tek fëmijët; cili është niveli i fatalitetit nga virusi tek fëmijët; cili është niveli i transmetimit të virusit në komunitetin e shkollës?! Nëse shqetësimi institucional është në mungesë të kapaciteteve spitalore atëherë reagimi duhet të jetë në rritje të kapaciteteve jo në mbyllje të shkollave.

Mos komunikimi i hapur me komunitetin e shkollës është duke shkaktuar hamendësim dhe shqetësim që lehtë mund të kthehet në hezitim për rikthim.

Rekomandimet e organizatave ndërkombëtare të shëndetit publik si “WHO”, “CDC”, dhe “ECDC” promovojnë rikthimin në shkolla – në linjë me këtë vlerësojmë që duhet të jenë edhe vendimet e qeverisë.

EdGuard fton që përkushtimi institucional të jetë mësimi në shkolla, evidenca është e qartë, periudha jashtë shkollës për nxënës ka ndikim signifikant në arritjet në mësim; shëndetin mendor dhe fizik. Ende nuk ka dëshmi që rreziku nga virusi për fëmijë në shkollë është më i madh sesa dëmi afatgjatë nga mos prezenca në shkollë.

Etiketat

Ofertat e fundit