Shtyhet për 2024 miratimi i Kodit Civil

03.12.2023

Në mbledhjen e saj të 172-të, Qeveria e Kosovës ka ndryshuar programin legjislativ për vitin 2023. Ajo ka bartur për vitin tjetër 21 projektligje të planifikuara për këtë vit, ka tërhequr një projektligj për këtë vit si dhe u ka ndryshuar afatin e miratimit 20 projektligjeve, përderisa ka shtuar edhe dy projektligje për miratim. Në […]

Shtyhet për 2024 miratimi i Kodit Civil Foto: Ilustrim

Në mbledhjen e saj të 172-të, Qeveria e Kosovës ka ndryshuar programin legjislativ për vitin 2023.

Ajo ka bartur për vitin tjetër 21 projektligje të planifikuara për këtë vit, ka tërhequr një projektligj për këtë vit si dhe u ka ndryshuar afatin e miratimit 20 projektligjeve, përderisa ka shtuar edhe dy projektligje për miratim.

Në mesin e projektligjeve të bartura është edhe ai i Kodit Civil të Kosovës i cili tashmë është bartur për vitin 2024.