Shtjerret buxheti, mbyllet përkohësisht aplikimi për subvencionim të pajisjeve efiçiente

  • 13.10.2022
Shtjerret buxheti, mbyllet përkohësisht aplikimi për subvencionim të pajisjeve efiçiente

Ministria e Ekonomisë përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se Thirrja Publike për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët, e hapur me datën 06.10.2022, dje është mbyllur përkohësisht për aplikim pasi që numri i aplikimeve ka shteruar buxhetin e paraparë për këtë thirrje.

Ky kalkulim është bërë duke u bazuar në kriterin që secili subvencion do të jetë me çmimin maksimal të lejuar.

Ndërkaq, nga Ministria e Ekonomisë kanë bërë të ditur se thirrja do të rihapet me mjetet e mbetura pasi të shqyrtohen aplikimet e para nga Komisioni Vlerësues për shqyrtimin e aplikacioneve për subvencionim.


Në kuadër të Thirrjes Publike për subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët kanë njoftuar se numri total i aplikuesve për fazën e parë është:

Numri total i aplikuesve 5992

– Pompë Termike 1313 aplikues,
– Inverter 2656 aplikues,
– Kalda me Biomasë 816 aplikues,
– Stufa me biomasë 1207 aplikues.

Numri i aplikuesve të cilët janë në kategorinë e mbështetjes së skemës të asistencës social është 275.

Po ashtu, nga ME kanë theksuar se deri më tani numri total i aplikuesve për fazën e dytë është 218.

Ndërsa shifra e arritur nga aplikimet është 6,000,020.00 euro.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë