Shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat, flet përsëri ministri Murati

23.05.2022

Teksa foli për rëndësinë dhe modalitetet që qytetarët t’i deklarojnë të hyrat në ATK, ai u pyet edhe për shtesat prej 100 euro, që pritet t’iu ndahen punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve. Murati tha se komisioni është formuar, kurse afati për aplikim ka përfunduar javën e kaluar. Megjithatë, ai shtoi se komisioni shumë shpejt […]

Shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat, flet përsëri ministri Murati Foto: Hekuran Murati / Ministria e Financave - Republika e Kosovës / Facebook

Teksa foli për rëndësinë dhe modalitetet që qytetarët t’i deklarojnë të hyrat në ATK, ai u pyet edhe për shtesat prej 100 euro, që pritet t’iu ndahen punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve.

Murati tha se komisioni është formuar, kurse afati për aplikim ka përfunduar javën e kaluar.

Megjithatë, ai shtoi se komisioni shumë shpejt do ta kryejë punën e tij.

“Komisioni është formuar, afati i aplikimit ka qenë deri në javën e kaluar. Ka krijuar më shumë telashe sesa që ka zgjidhur probleme me pasë fillu me i trajtu një nga një, është dashur të pritet të kryhet afati, që komisioni me fillu punën. Po besoj që shumë shpejt do ta kryejë punën”, tha ai.