ShSKUK: 84 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet dhe klinikat e Kosovës

30.06.2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 84 pacientë, të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, sipas raportit të punës për datën 30 qershor 2021. Prej tyre, 27 janë të konfirmuar pozitivë, 2 janë në gjendje të […]

ShSKUK: 84 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet dhe klinikat e Kosovës Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 84 pacientë, të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, sipas raportit të punës për datën 30 qershor 2021.

Prej tyre, 27 janë të konfirmuar pozitivë, 2 janë në gjendje të rëndë dhe 65 janë me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 62 pacientë: 11 të konfirmuar me COVID-19, 53 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rëndë.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 11 pacientë, 2 në gjendje të rëndë + 21 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë dhe Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë: 16 të konfirmuar pozitivë dhe 12 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 1 pacient, Spitali i Pejës, 4 pacientë, Spitali i Gjilanit, 14 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient dhe Spitali i Mitrovicës, 1 pacient.