ShSKUK: 63 pacientë po trajtohen nga COVID-19 në klinika dhe spitale

21.06.2021

Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 63 pacientë, sipas raportit të punës për datën 21 qershor 2021. Prej tyre, 22 janë të konfirmuar pozitivë, 51 me oksigjeno-terapi , kurse 3 janë në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 44 pacientë: 11 të konfirmuar me COVID-19, […]

ShSKUK: 63 pacientë po trajtohen nga COVID-19 në klinika dhe spitale Foto: Ilustrim

Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 63 pacientë, sipas raportit të punës për datën 21 qershor 2021.

Prej tyre, 22 janë të konfirmuar pozitivë, 51 me oksigjeno-terapi , kurse 3 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 44 pacientë: 11 të konfirmuar me COVID-19, 40 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rëndë.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 11 pacientë, një në gjendje të rëndë, Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 19 pacientë, 2 në gjendje të rënduar, 11 të konfirmuar pozitivë, 11 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 4 pacientë, Spitali i Gjilanit, 2 pacientë, Spitali i Ferizajt, 0 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë.