ShSKUK: 31 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovë

17.06.2021

Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 78 pacientë, gjersa, prej tyre, janë të konfirmuar 31 me COVID-19, ndërsa 52 të tjerë janë nën asistim të oksigjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 53 pacientë: 17 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 41 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë […]

ShSKUK: 31 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovë Foto: Ilustrim

Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 78 pacientë, gjersa, prej tyre, janë të konfirmuar 31 me COVID-19, ndërsa 52 të tjerë janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 53 pacientë: 17 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 41 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 17 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 25 pacientë: 14 të konfirmuar pozitivë, 11 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 8 pacientë, Spitali i Gjilanit, 4 pacientë, Spitali i Ferizajt, nuk ka pacientë, Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë.