Shqetësuese, për gjashtë muaj 109 mjekë largohen nga Kosova

15.07.2022

Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 109 mjekë kanë lënë punën për të vazhduar ushtrimin e profesionit jashtë vendit. Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka paralajmëruar ikje masive të mjekëve nga vendi. Ai thotë për Front Online se ndryshe nga viti i kaluar këtë vit ka rritje të mjekëve […]

Shqetësuese, për gjashtë muaj 109 mjekë largohen nga Kosova Foto: Ilustrim

Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 109 mjekë kanë lënë punën për të vazhduar ushtrimin e profesionit jashtë vendit.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka paralajmëruar ikje masive të mjekëve nga vendi.

Ai thotë për Front Online se ndryshe nga viti i kaluar këtë vit ka rritje të mjekëve që po e lënë Kosovën.

“Për këtë vit gjatë gjashtë muajve të parë  janë larguar nga Kosova 109 mjekë, deri në fund të vitit sigurisht do të jetë numri afër 200. Gjatë vitit 2021 kanë ikur afër 160 ndryshe nga ky gjashtëmujorësh që ka një rritje shumë të lartë të numrit të mjekëve”, u shpreh Sejdiu.

Sejdiu ka numëruar disa nga shkaqet kryesore që po çojnë mjekët deri tek vendimi për ikjen nga vendi.

“Tri arsyeje që mjekët po largoheni nga vendi përmes një sondazhi që edhe vetë kanë deklaruar ata e para kushtet e punës, kushtet e specializimit dhe sigurisht edhe paga”, potencoi Sejdiu.

Ndryshe, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ditë më parë ka paralajmëruar që sipas tij klinika të ndryshme të QKUK-së mund të mbyllen si pasojë e mungesës së profesionistëve mjekësorë.

Vetëm gjatë katër vjetëve të fundit mbi 400 mjekë të Kosovës kanë lënë vendin për të punuar në shtetet e Evropës.

E, profesionistë shëndetësorë tashmë kanë deklaruar se për këtë dukuri duhet të ndërmerren masa urgjente, në mënyrë që të zvogëlohet numri i ikjes së mjekëve nga Kosova.