Kurti për largimin e mjekëve: Shifrat tregojnë se ikja më e madhe prej Kosovës vjen nga sektori privat

29.09.2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka replikuar me deputetët e opozitës lidhur me qeverisjen e tij dhe ikjes së mjekëve e infermierëve nga vendi në drejtim të shteteve të tjera të Evropës. Kryeministri Kurti e ka pranuar se është e vërtetë që profesionistët shëndetësorë janë duke vazhduar të largohen […]

Kurti për largimin e mjekëve: Shifrat tregojnë se ikja më e madhe prej Kosovës vjen nga sektori privat Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka replikuar me deputetët e opozitës lidhur me qeverisjen e tij dhe ikjes së mjekëve e infermierëve nga vendi në drejtim të shteteve të tjera të Evropës.

Kryeministri Kurti e ka pranuar se është e vërtetë që profesionistët shëndetësorë janë duke vazhduar të largohen nga vendi, por ai ka shtuar se shifrat tregojnë se ikja më e madhe vjen nga sektori privat.

“Sa i përket ikjes së profesionistëve dhe punëtorëve në Kosovë, është e vërtetë se është problem i madh dhe besoj se arsyeja kryesore e migrimit të pasluftës është mungesa e arsimimit dhe tregut të punës.

Emigrimi në Kosovë është pasojë e hendekut të shkathësive mes tregut të punës dhe aftësimit profesional. Numri i atyre që shkojnë është nga sektori privat, që përbëjnë 80% të fuqisë punëtore.

Pagat janë më ulëta në sektorin privat dhe kushtet më të padinjitetshme të punës janë në sektorin privat. Pa e rregulluar sektorin privat vazhdimisht do të ikin njerëzit. Unë e di se po ikin mjekë e infermierë por pjesa më e madhe po ikin nga sektori privat”, tha ai.