Shkak i disa defekteve, banorët e Samadraxhës do të kenë reduktime në furnizimin me ujë
28.08.2025
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SHA ka njoftuar konsumatorët e fshatit Samadraxhë të Suharekës se do të përballen me një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Ky ndërprerje vjen si pasojë e një problemi teknik të konstatuar në stacionin e pompave të kësaj zone.
KRU “Hidroregjioni Jugor” SHA ka bërë të ditur se ekipet e tyre janë duke punuar për sanimin e defektit sa më shpejt të jetë e mundur. Pas zgjidhjes së problemit, furnizimi me ujë do të rikthehet në normalitet.
Kompania kërkon mirëkuptimin dhe durimin e qytetarëve për këtë situatë të krijuar dhe thekson se po bën të gjitha përpjekjet për të rikthyer sa më parë shërbimin e rregullt të ujit.