Shërbeu si ushtar dhe kuzhinier, veteranit të luftës nuk i pranohet aplikimi edhe për pensionin e moshës

17.12.2023

Mijë qytetarë në vend nuk po mund t’i përfitojnë dy pensione, atë kontributdhënës të moshës dhe pensionin që ua garanton Ligji për veteranët dhe të tjerët, shkak të keqinterpretimit të ligjit nga vetë shteti. Ndonëse ligji ua njeh ketë të drejtë, poashtu edhe gjykata ka vendosur standard qysh në vitin 2021 duke ua njohur të […]

Shërbeu si ushtar dhe kuzhinier, veteranit të luftës nuk i pranohet aplikimi edhe për pensionin e moshës Foto: Ilustrim

Mijë qytetarë në vend nuk po mund t’i përfitojnë dy pensione, atë kontributdhënës të moshës dhe pensionin që ua garanton Ligji për veteranët dhe të tjerët, shkak të keqinterpretimit të ligjit nga vetë shteti.

Ndonëse ligji ua njeh ketë të drejtë, poashtu edhe gjykata ka vendosur standard qysh në vitin 2021 duke ua njohur të drejtën e dy pensioneve, shteti sërish vazhdon me avazin e vjetër.

Me këtë situatë po përballën veteranët dhe kategoritë e tjera përfituese që burojnë nga Ligji për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-së, Viktimave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës, Viktimave Civile dhe Familjarëve të tyre.

Dalip Buqa nga Suhareka tregon se gjatë luftës ka shërbyer si luftëtar dhe kuzhinier në fshatin Budakovë.

“Jam kanë në qendër të Budakovës, se Batalioni i dytë ka grabitu prej Greikocit deri në fshatin Papaz. Edhe tanë luftën ju kam zi ushtrisë, ju kam zi në qendër të komandës unë si për vete, se ka pa shumë pjesë ku ka zi ushtria e fjala, se s’kam mujt krejt me u furnizu prej asaj pike. Kam zi në lagjen e Kokllarëve ku u kon komanda Batalionit të dytë të fshatit Budakovë”, ka thënë ai.

Përveç si kuzhinier, ai thotë se ka pasur edhe armën në krah dhe kur është dashur ka shërbyer.

“Po jam kuzhinier me armë në krah kur ka pas nevojë e kam lanë kazanat tu zi dhe kam dalë në pikë. Kurse ndihmësi im e ka lanë këmbën qatu, kuzhinier që u kanë sot o’ pa këmbë. Po tash çka me të thanë ma”, ka thënë ai.

Për këtë, Buqa që nga viti 2011 merr pensionin prej veterani. Ai është 68 vjeç dhe që tre vjet merr pensionin e veteranit të luftës.

“Kam apliku, kur na kanë thënë me apliku për krejt domethënë, qatë herë ku me apliku, ata akoma në rregull. Megjithëse, megjithëse nuk ka ushtarë që kanë hi për 170 euro në luftë, po kemi hi që ne kemi pas obligim vendit tonë, dheut tonë, po, po tash, nëse po i marrin krejt, kam qejf me i marrë edhe unë nuk jam kundër kurrgjë”, ka thënë ai.

Ndërsa, prej 3 vjetësh edhe pse ka arritur moshën e pensionimit, nuk ka marrë pensionin e pleqërisë.

Buqa thotë për këtë të mos ketë tentuar, pasi është bazuar në rastet e të tjerëve.

Gazetarja: Kur i ke bo 65 vjet, A ke tentu me shku me marrë pensionin e pleqnisë?
Buqa: Jo.

Gazetarja: Pse?
Buqa: Po kanë thënë s’ iu takojnë dy, kurse dikujt për shembull pi takojnë, dikujt s’po i takojnë. Qitu nuk jam unë se di sa po më kupton”.

Por, Buqa u njoftua nga bashkëmoshatarët se kjo e drejtë i takon, pasi edhe ata ishin informuar nga një video njoftuese e realizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Për këtë, ai të mërkurën e 13 dhjetorit, u nis drejt zyrës së Ministrisë së Financave në Suharekë, bashkë me dokumentet e nevojshme për aplikim.

Edhe këtu eprori i zyrtares doli t’i ketë urdhëruar të mos i pranojnë dokumentet.

Zyrtarja e ministrisë: Dëgjo unë kom epror, nuk jam kundra vendimit. Ishalla ka 10 rroga përniherë krejt ato çka ua kanë ndalë, ua qesin. Ai më tha mos i prano. Kam epror, një zot shtëpie e kom unë.
Buqa: Dje kesh në Prizren, sot në Suharekë, nesër ndoshta thojnë në Prishtinë me shku a?

Buqa doli të mos jetë i vetmi.

Zyrtarja e ministrisë në tentim për t’u sqaruar tregoj se ai është pala e dhjetë që ktheu mbrapsht, duke mos ua pranuar as dokumentet.

Zyrtarja e ministrisë: Nuk jam kundër që s’po du me t’i ndalë, absolutisht. Mos e merr zotëri ata.
Buqa: Jo, jo unë s’kom çka me deshtë prej teje.

Zyrtarja e ministrisë: Jo ty, por dhjetë i ktheva deri tash, deri tash i ktheva dhjetë. Po e thirri drejtorin, ligji tha neni 16 nuk i lejon dy paga prej të njëjtit buxhet, qashtu”.

Si rrjedhojë, ai doli sërish me dokumente në duar, pa e siguruar të drejtën e garantuar me ligj.

Gazetarja: Çka të thanë këta të zyrës këtu?
Buqa: Këta më thanë nuk ju takojnë, kurrgjë tjetër.

Gazetarja: Pse nuk të takojnë, a ta jepi arsyetimin?
Buqa: Po pse, se po e merr ata të veteranëve, veç për qata.

Gazetarja: A të tregoj cili ligj ta ndalon ty me marrë edhe kontribut dhënësin ose të pleqërisë?
Buqa: Po, nuk e di unë. Nuk e di ato sene qysh janë me lidhë, po e di që shembull na takon bre çka, çka janë 100 euro bre sa përpara unë të tregova veteranëve, kurrkush s’ka hi përpara, megjithëse jemi kanë krejt ngushtë, edhe jemi sot ngushtë. Por për para kurrkush nuk hin në luftë. Ke hi me mbrojte vendin tanë, obligim e kemi pas, tash po i merr ti qato 170 euro, këto të pensionit s’të takojnë këto, qekjo është në pyetje.

Gazetarja: A ta jepen ata ndonjë letër me shkrim këtu e zyrës me të kallëzu pse nuk të takon?
Buqa: Jo”.

Por, “Betimi për Drejtësi” u paraqit edhe tek kjo degë e ministrisë.

Zyrtarja u arsyetua se kështu i është thënë nga drejtori i departamentit dega në Prizren, ani se e vlerëson si veprim të padrejtë mohimin e marrjes së dy pensioneve.

Biseda me zyrtaren e Departamentit për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile të MF-së, në Suharekë

Gazetarja: E pse s’po i pranoni?

Zyrtarja e ministrisë: Nuk po i pranojna se sipas drejtorit e kërkova atë ligjin, ligji po thotë neni 16 nuk po e lejon me u marrë dy pensione prej të njëjtit buxhet të Kosovës.

Gazetarja: E vendimi i Gjykatës Supreme që është?
Zyrtarja e ministrisë: Po për ata po të thom shko të drejtori”.