Serbia arreston një 77-vjeçar nga Kosova në Merdarë
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP) ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Kosovës, 77-vjeçarin me inicialet H.H., në pikën kufitare të Merdares.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile serbe. Autoritetet serbe pretendojnë se në qershor të vitit 1999, në qytetin e Podujevës, H.H., në bashkëpunim me disa pjesëtarë të UÇK-së, ka kryer vrasjen me armë zjarri të një civili serb.
“Personi i arrestuar dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë,” thuhet në njoftimin e MUP-it, të cilin e kanë cituar mediat serbe.
Rasti pritet të trajtohet nga organet e hetuesisë në Serbi, ndërsa deri më tani nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga institucionet e Kosovës.