Serbi, një shtetas nga Kosova ndalohet nga autoritetet serbe gjatë udhëtimit me familje

05.08.2025

Behar Preniqi, shtetas nga Kosova, është ndaluar mbrëmjen e së dielës nga autoritetet serbe, nën dyshimin për pjesëmarrje në luftën e fundit në Kosovë kundër popullatës serbe.

Sipas burimeve të televizionit Tëvë1, Preniqi ishte duke udhëtuar nga Gjermania drejt Kosovës bashkë me familjen e tij, kur është ndaluar nga policia serbe në kufi. Arrestimi është bërë në bazë të dyshimeve për përfshirje të tij në veprimtari gjatë luftës së viteve ’98-’99.

Mësohet se ai është ndaluar për një periudhë 48-orëshe, ndërsa një person tjetër që ishte ndaluar në të njëjtën kohë, është liruar.

Familjarët e Preniqit kanë njoftuar tashmë institucionet përkatëse në Kosovë dhe janë duke kërkuar ndërhyrjen e tyre për të siguruar lirimin e tij sa më parë. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet kosovare.