Serbi, arrestohen dy shtetas të Kosovës në pikën kufitare të Horgoshit

14.08.2025

Autoritetet në Serbi kanë bërë të ditur se kanë arrestuar dy shtetas të Kosovës në pikën kufitare të Horgoshit, në hyrje të Serbisë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të arrestuarit janë H.E. (i lindur në vitin 1976) dhe B.E. (i lindur në vitin 1973), të cilët dyshohen “për krime kundër popullatës civile”.

Të dy personat raportohet se janë ndaluar për 48 orë.

Telegrafi ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës për informacione shtesë dhe do të vazhdojë të raportojë për zhvillimet e reja.