Sekuestrohet sasi e madhe droge në Burgun e Dubravës

21.10.2022

Departamenti për Siguri në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës ka parandaluar futjen e kontrabandës brenda Burgut të Dubravës. Nëpërmjet automjetit të kompanisë së kontraktuar për furznimin e kantinave në SHKK ishte tentuar të brenda kësaj qendre të futet drogë e telefona. SHKK-ja bën të ditur se në këtë rast kanë sekuestruar 748 gramë substancë […]

Sekuestrohet sasi e madhe droge në Burgun e Dubravës Foto: Ilustrim

Departamenti për Siguri në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës ka parandaluar futjen e kontrabandës brenda Burgut të Dubravës.

Nëpërmjet automjetit të kompanisë së kontraktuar për furznimin e kantinave në SHKK ishte tentuar të brenda kësaj qendre të futet drogë e telefona.

SHKK-ja bën të ditur se në këtë rast kanë sekuestruar 748 gramë substancë të dyshuar narkotike, 100 tableta të dyshuara të llojit “Dbolmax” dhe 212 tableta të dyshuara si ekstazi, 11 telefona, tetë kabllo të adapterëve dhe dy koka të adapterëve.

Lidhur me rastin është njoftuar policia, ndërsa SHKK-ja ka filluar hetimet dhe shumë shpejt do të dal me një raport të detajuar.

Njoftimi i plotë:

Kontrabanda nuk kalon

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës pas një informacioni konfidencial, Departamenti për Siguri ne bashkëpunimin me Njësitin e Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Me të pranuar informacionin, i menjëhershëm ka qenë reagimi i menaxhmetit të QKD-së, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç` rast në tunelin e Portës së Re të hyrjes së qendrës kanë lokalizuar Automjetin Transportues të kompanisë së kontraktuar për furnizime të kantinave në SHKK, ku gjatë kontrollit të detajuar brenda hapësirave të Automjetit Transportues në mënyrë të kamufluar është tentuar të futet brenda qendrës:

– substancë e dyshuar narkotike 748 gr;

– 11 telefona mobil;

– 8 kabllo të adapterëve;

– 2 koka të adapterëve;

– 5×20 tableta të dyshuara të llojit DBOLMAX, dhe

– 212 tableta të dyshuara si ekstazi.

Lidhur me rastin është njoftuar policia, ndërsa SHKK ka filluar hetimet dhe shumë shpejt do të dal me një raport të detajuar.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat kanë për qëllim të rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.